Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Mirësevini në ueb-faqen e Zyres së Komisionerit për Gjuhët

Ueb-faqja e Zyres së Komisionerit për Gjuhët ofron informata të detajuara lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me gjuhët zyrtare si dhe me gjuhët në përdorim zyrtar në teritorin e Republikës së Kosovës.

Kjo zyre përbëhet nga një ekip energjik i cili aktivisht punon në zbatimin e mandatit të zyres, mbron, promovon të gjitha gjuhët e komuniteteve dhe përkujdeset për përdorimin e drejtë të të gjitha gjuhëve në Kosovë.

 

Gjithashtu kjo zyrë punon që gjuhët zyrtare të kenë trajtim të barabartë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, në institucionet e pavarura dhe ndërrmarjet publike,duke respektuar ligjin, duke respektuar te drejtat e njëri tjetrit përfshirë edhe të drejtën e çdo individi në përdorimin e gjuhës së vet. Po ashtu angazhohet në ngritjen e kapaciteteve nëpër institucione për përdorimin e gjuhëve, jep rekomandime dhe mbështetë çdo iniciativë pozitive,për të avancuar shumëllojshmërinë gjuhësore në Kosovë.

Bordi për Politika të Gjuhëve mbajti takimin e rradhës

Sot në takim të Bordit për politika të gjuhëve u diskutuan disa çështje të rëndësishme. U diskutua procedura për përzgjedhjen dhe emërimin e Komisionerit për Gjuhët, meqë në muajin dhjetor 2018, skadon mandati i Komisionerit për gjuhët, kështu që bordi u dakordua që të vazhdohet me procedurat e rregullta. më shumë

U mbajt punëtoria me zyrtarët e komunave të regjionit të Gjilanit, për diskutim rreth sfidave dhe vështirësive në zbatimin e të drejtave gjuhësore

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, kanë organizuar punëtorinë me anëtarët e rrjetit nga komunat e regjionit të Gjilanit, për të diskutuar modalitetet që i ka paraparë ZKGJ në përmirësimin e zbatimit të drejtave gjuhësore në komuna. më shumë

Konferenca e pestë vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët (ANKGJ)

Nxitja e mësimit të gjuhëve zyrtare përmes arsimit: sfidat dhe mundësitëDiskutim në PanelDukagjin Pupovci, Qendra për Arsim e Kosovësmë shumë

Në Prishtinë, u mbajt Konferenca e pestë vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për gjuhët (ANKGJ)

Me temën “Shumëgjuhësia: vlerë dhe / apo obligim” është mbajtur Konferenca e pestë vjetore e Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionererëve për gjuhët (ANKGJ), nikoqir i së cilës është Zyra e Komisionerit për gjuhët. Hapjen e kësaj konferencës e bënë SH.T. Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës së Kosovës, Slavisa Mladenovic, Komisioner për...më shumë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, hapi konferencën e pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët

Nën organizimin e Zyres së Komisionerit për Gjuhët, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka hapur konferencën e pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve për Gjuhët.Me këtë rast, komisioneri për gjuhët Slavisa Mladenovic, ka falenderuar presidentin e vendit, për kontributin e dhënë në themelimin e Zyres së Komisionerit për gjuhët,...më shumë