Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve
Zyra e Komisionerit për Gjuhë, në bashkëpunim me UNDP Kosovë organizon Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve, që do të mbahet më 17 dhjetor 2013.
Qëllimi i çmimit për përdorimin e gjuhëve është shpërblimi i cilësisë së shkëlqyer gazetareske në promovimin dhe rritjen e fokusimit kombëtar në përdorimin e gjuhëve si dhe implementimi efektiv i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Po të njëjtën kohë, ai do të inkurajojë edhe publikimet për zgjidhje të reja dhe kreative, që mund të shpijnë në ndryshimin e situates për të mirë.
Kjo garë ka 5 kategori të rregullta (vetem për gazetarët profesionalë):
Storia televizive, Storia në radio, Storia e shkruar në mediat e shtypit, Storia e shkruar në mediat elektronike, Fotografia që promovon përdorimin e gjuhëve në Kosovë
Punimet duhet të jenë publikuar brenda periudhës 1 dhjetor 2012 dhe 12 dhjetor 2013.Punimet mund të jenë në Shqip, Serbisht, Anglisht, Turqisht, Boshnjakisht dhe gjuhë Rome.
Punimet duhet të dërgohen deri më 13 dhjetor 2013 në ora 16:00 në zarfe të mbyllura:
Për: Ndërtesa e Qeverisë, kati i 6të, 605A, Sheshi Nëna Terezë, 10000 Prishtinë, Kosovë
RE: Çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve 2013
Për vëmendjen e: Znj. Arta Pllana
Për ndonjë qartësim ose pyetje, ju lutem kontaktoni: [email protected] dhe [email protected].
Për aplikacionin në:
gjuhen Shqipe klikoni këtu;
gjuhen Angleze klikoni këtu;
gjuhen Serbe klikoni këtu.
Për informata tjera klikoni këtu.