Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Takim me nxënësit e Plemetinës,nga Komuna e Obiliqit, me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve

26.09.2017

 

Në ambientin e oborrit të shkollës “Pandeli Sotiri” dhe“Sveti Sava”, Zyra e Komisionerit për Gjuhët në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), Misioni në Kosovë, kanë takuar nxënësit e klasave  të përziera të të dy shkollave, ku me ta është biseduar për rrëndësinë e shënimit të Ditës Evropiane të Gjuhëve.

 

Përfaqësuesit e Zyres gjatë shpërndarjes së materialeve promovuese kanë theksuar se qëllimi kryesorë i shënimit të kësaj dite është që fëmijët të senzibilizohen për rrëndësinë e njohjes të sa më shume gjuhëve të huaja, por edhe njohjen e gjuhëve të mjedisit, që fliten në Kosovë.

 

Është ritheksuar se njohja e gjuhëve ndihmon në komunikim më të lehtë, tolerancë  dhe në ndërtim të ardhmërisë më të ndritshme për të gjithë fëmijët e Kosovës. 

 

-----------

 

Viti Evropian i Gjuhëve u shpall më 2011. U organizua bashkërisht nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, dhe meqë u tregua si një vit i sukseshëm dhe përfshiu milion njerës nga 45 vendet pjesëmarëse, Këshilli i Evropës deklaroi që 26 shtatori të jetë Dita Evropiane e Gjuhëve.

Kosova sivjet kremton këtë ditë për të katërtën herë.

 

----------

 

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa