Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

Në Prishtinë mbahet forumi i nivelit të lartë për respektimin e të drejtave gjuhësore

14.11.2017

Në forumin  me temën “ Respektimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë” organizuar nga Misioni i OSBË-së në Kosovë, morën pjesë përfaqësues të lartë të Institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic.

 

Forumi ka për qëllim të shërbejë si platformë për përfaqësuesit e juridiksioneve dy gjuhësore për të ndarë përvojat e tyre lidhur me të dretjat gjuhësore.

 

Në këtë forum, komisioneri Mladenovic, tha se ka mangësi në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kjo është më se evidente në përdorimin e drejtshkrimit dhe gramatikën e gjuhëve zyrtare në Kosovë. Por, ne zi Zyrë, në vazhdimësi bëjmë përpjekje në tejkalimin e sfidave përmes projekteve të ndryshme drejt zbatimit të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve- u shpreh komisioneri për gjuhët, Mladenovic.

 

Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj i cili duke folur për të kaluarën e rajonit tha se gjuha ndihmon në shërimin e së kaluarës, zvogëlimin e keqkuptimeve të mundshme dhe është një mundësi për  të  tashmen dhe të ardhmen e duhur.

 

“Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se kemi shumë punë përpara vetes, jo vetëm në legjislacion, por edhe në punët e përditshme, në materialet zyrtare, edhe në mbledhjet tona të qeverisë është sfidë të jemi të përgatitur në të dy gjuhët. Por siguria vjen prej Komisionerit të gjuhëve, zotit Mladenovic, i cili ka shfaqur përkushtim për të përmirësuar situatën, dhe përpos që do ta përkrahim, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

 

Në forum në paraqitjen e tij Ambasadori Jan Brathu, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë  tha se multikulturalizmi dhe shumëgjuhësia kanë qenë pjesë e realitetit të Kosovës për shekuj me radhë. “Që nga kohërat e hershme, nuk ka qenë e pazakontë për fqinjët të bisedojnë në gjuhë të ndryshme. Historikisht, komunitetet në qytete të vjetra si Vushtrria, Prizreni, Gjilani apo Prishtina, kanë jetuar pranë njëri-tjetrit dhe kanë mësuar gjuhën e njëri-tjetrit. Kjo shumëgjuhësi i ka rrënjët në këtë kulturë. Është pasuri me një vlerë që e pasuron shoqërinë”, tha Braathu, duke shtuar se gjuha është një nga mënyrat me të cilat ne hapim një dritare në kulturën dhe mendësinë e njëri-tjetrit, është vlerë e vërtetë Europiane.

 

Pjesë e këtij forumi ishte edhe komisari Iartë për pakica në OSBË, Lamberto Zannier, i cili po ashtu theksoi se Ligjit për Gjuhët në Kosovë i duhet më shumë implementim.

 

“Gjuha mund të marrë role të ndryshme në një shoqëri. Gjuha është mjet për organizimin shoqëror, mund të shërbej për njerëzit që të komunikojnë me pjesën tjetër të shoqërisë” tha Zannier.

 

Në pjesën e dytë të forumit, përfaqësues të lartë nga Ambasada Zvicerane, Ambasada Finlandeze, Zyra Belge në Kosovë si dhe përfaësues të Ministrisë së Drejtësisë së Kanadasë, para të ftuarve ndanë përvojat e tyre si shtete ku aplikohet shumëgjuhësia.



Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Prapa