Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

DOKUFEST: Rëndësia e Vërtetë e Multilingualizmit dhe Mësimi i Gjuhëve”

05.08.2019

5 gusht 2019
Prizren

Sot Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic, mori pjesë në panelin “Rëndësia e Vërtetë e Multilingualizmit dhe Mësimi i Gjuhëve”, e bashkë organizuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët,  Ambasada Britanike, IOM-i dhe UNMIK-u. Ngjarja është mbajtur në Prizren, si pjesë e festivalit të filmit Dokufest.


Gjatë  diskutimit, komisioneri Mladenovic, potencoi se nevojitet më  tepër angazhim të  Institucioneve me rastin e hartimit të  politikave si në  nivel qendror dhe ate lokal lidhur me mësimin e gjuhës së  mjedisit , i cili është   element i domosdoshëm që  lehtëson qasjen ndaj informacionit për qytetarët dhe ndihmon në  kapërcimin e barierave dhe zbatim të  plotë  të  Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Në  debat gjithashtu morrën pjesë  Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell, Adrijana Hodzic, ministrja e Ministrisë  së  Administrimit  të Pushtetit Lokal, Mytahir Haskuka, kryetar i komunës së  Prizrenit dhe Lindita Rugova, dekane e Fakultetit të  Filologjisë  në  Universitetin e Prishtinës.


Në  këtë  ngjarje, u shfaq dokumentari “With throat in strawberries” : Një  shije e shumë gjuhësisë  në  Kosovë .


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.

Prapa