Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U mbajt takim i përbashkët i komisionerit për gjuhët Mladenovic dhe përfaqësuesen speciale të Zyres së BE-së në Kosovë, znj.Natalya Apostolova.

26.09.2019

26 shtator 2019
Prishtinë


Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenovic për nderë të Ditës Evropiane të gjuhëve, sot ka takuar përfaqësuesen speciale të Zyres së BE-së në Kosovë, znj.Natalya Apostolova.

Me këtë rast, gjatë takimit është ripërsëritur se kjo ditë,  26 shtator kujton vlerat evropiane lidhur me gjuhët në përgjithësi dhe jep kurajo të mëtutjeshme të avokohet për të drejtat gjuhësore, duke bashkëpunuar ngushtë me Institucionet qendrore dhe lokale për të zbatuar plotësisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Në frymën e kësaj dite, ne duhet vazhdimisht të rikujtojmë vlerën e mësimit të gjuhëve të mjedisit tonë shoqëror dhe se si  kjo kontribuon në ndërtimin e një shoqërie të integruar, kohezive dhe multietnike”  tha komisioneri për gjuhët Slaviša Mladenovic

Me këtë rast janë organizuar disa aktivitete siç është lansimi i fjalorit të parë në internet shqip  - serbisht – shqip në bashkëpunim me  UNMIK-un, IOM dhe Zyres së Komisionerit për gjuhët.


Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve.
 

Prapa