Sot kremtohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare
21.02.202021.02.2020
Në kuadër të kësaj ngjarje, do të organizohet një kuiz për pjesëmarrësit më të mirë të kurseve të gjuhës, organizuar përmes projektit ‘ Ndërtojmë lidhje shoqërore dhe mbrojtje për minoritetet në Kosovë.’
Me synimin e vazhdueshëm për të mbështetur aktivitete për promovimin e shumëgjuhësisë dhe rëndësisë së mësimit të gjuhës, kurset e gjuhës shqipe dhe serbe janë organizuar në 11 komuna me mbi 800 pjesëmarrës gjatë periudhës tetor 2019 - shkurt 2020. Kuizi gjuhësor paraqet një mjet interesant ku pjesëmarrësit do të testojnë njohuritë e fituara përmes argëtimit dhe lojës. Ekipet më të mira fituese do të shpërblehen me çmime.
Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare festohet çdo vit me qëllimin e përgjithshëm të promovimit tëdiversitetit të gjuhëve dhe edukimit shumëgjuhësh.
Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra është e mandatuar për të mbikëqyr zbatimin e ligjit për gjuhët, punon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën për të përdorur gjuhën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Prapa
Prishtinë
Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ), Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM) organizon ngjarjen me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.