Kontakti

ADRESA:

Ndërtesa e Qeverisë
Kati VI, 605A
Sheshi:Nëna Terezë p.n
10 000 Prishtinë,Kosovë
Tel:+381 38 200 14 448, 038 200 14 612
[email protected]

Foto galeria

Fakte të shkurtëra

Gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe.

- Gjuha e cilitdo komunitet që përbën pesë (5) për qind të popullsisë së përgjithshme në ndonjë komunë do të ketë statusin e gjuhës zyrtare.

- Gjuha e çdo komuniteti që përbën tre (3) ose më shumë për qind të popullatës së përgjithshme në një komunë ose është folur tradicionalisht në një komunë mund të përdoret si gjuhë në përdorim zyrtar.

- Në komunën e Prizrenit, gjuha turke ka statusin e gjuhës zyrtare, si gjuhë tradicionale.

U nda çmimi për praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

10.12.2020

U nda çmimi për praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në  bashkëpunim  me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), ka ndarë çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

Në ceremoninë online ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, çmimi për zbatimin e drejtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, iu dha Ministrisë së Financave (MF), Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Gjykatës Kushtetuese (GJK), Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) dhe Komunës së Prishtinës (KP)

Ndarja e çmimit, siç u tha në ceremoni, u bë në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare të ministrive, organeve ekzekutive, agjencive dhe komunave duke përfshirë edhe rrjetet sociale të institucioneve përkatëse.

Komisioneri për Gjuhët, Slaviša Mladenović, theksoi se tregimi për rëndësinë e respektimit të së drejtës të përdorimit të gjuhëve nuk i përket më vitit 2020 dhe se ajo është bërë diçka e përgjithshme, si dhe viti 2020 ka sjellë sfida dhe probleme të reja për institucionet.
“Kjo situatë me pandeminë ka treguar se sa e rëndësishme është që institucionet të jenë të gatshme për të zbatuar Ligjin edhe në kushte normale, në mënyrë që në situata të ngjashme (gjatë krizave) ato të mund të reagojnë në mënyrë adekuate dhe të zgjidhin problemet me të cilat përballemi sot” dhe shtoi se web faqet e shumë institucioneve janë në gjendje të mirë për sa i përket aspektit gjuhësor, por që edhe praktikimi i përditshëm i shumëgjuhësisë duhet të ndjekë atë nivel. “Shpresoj që ky çmim të jetë një motiv për institucionet që të vazhdojnë me praktikën e mirë dhe që ngjarje të tilla të bëhen traditë dhe të jenë një nxitje për institucionet për të përmirësuar performancën e tyre” është shprehur komisioneri Mladenovic.

Përveç tij, Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu iu drejtua të pranishmëve dhe shprehu kënaqësinë me organizimin e ceremonisë. “Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të inkurajuar respektimin e Ligjit për Gjuhët dhe për të parë se çfarë mund të arrijnë institucionet. Kjo është një ngjarje pozitive dhe një nxitje për të zbatuar legjislacionin për gjuhët në Kosovë në të gjitha institucionet, respektivisht për të parë progresin e bërë në to”, tha Braathu.

Gjatë ceremonisë, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan Shpend Ahmeti, Kryetar i komunës së Prishtinës, Milot Vokshi, Sekretar i përgjithshëm i GJK-së, Shkëlzen Maliqi, Drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, Fatime Lumi, Zyrtare e lartë per Marëdhënie me Publikun në MF,
si dhe Sokol Havolli, zëvëndës guvernator i BQK-së.
Fituesit e shpërblimeve potencuan se ky çmim tregon përkushtimin e gjithë stafit për të respektuar detyrimet kushtetuese e ligjore dhe se ky çmim do të jetë edhe një shtytje për të punuar në vazhdimësi drejt avancimit dhe barazisë në respektimin e të drejtave dhe lirive gjuhësore në përgjithësi.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në prill të vitit 2012 në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, në bazë të rregullores nr.07/2012. Zyra ka mandat për mbikqyrjen e zbatimit të Ligjit për gjuhët, bashkëpunon me institucionet për të përmirësuar zbatimin e Ligjit dhe për të promovuar dhe mbrojtur të drejtën e përdorimit të gjuhëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

 

Prapa