Detyrat dhe përgjegjësitë
Bordi për Politika të Gjuhëve është përgjegjëse për të:
Siguruar mbështetje institucionale për zhvillimin,zbatimin dhe fuqizimin e politikave për gjuhët;
Mbajtur takime së paku dy herë në vit për të shqyrtuar raportin dhe rekomandimet për politikat e gjuhëve që formulohen nga Komisioneri për Gjuhët dhe për ti propozuar Qeverisë masa për zbatimin e tyre;
Shqyrtuar dhe vlerësuar në baza vjetore punën e Zyrës sipas procedures së përcaktuar me Rregulloren e Punës së Bordit;
Shqyrtuar çfarëdo ankese të Komisionerit për Gjuhët lidhur me ndërhyrjet e pretenduara ndaj pavarësisë së Zyrës, qoftë nga Zyra e Kryeministrit, qeveria ose ndonjë institucion tjetër dhe për të vendosur rreth ankesës brenda nëntëdhjetë (90) ditëve dhe informuar Komisionin kompetent të Kuvendit dhe Kryeministrin.
Anëtarët e Bordit emërohen me mandat prej katër (4) vitesh.
Përbërja e Bordit:
Bordi përbëhet nga njëzet (20) anëtarë përfaqësues të institucioneve, ofruesve të shërbimeve dhe komuniteteve gjuhësore të specifikuara sipas rregullores së Zyres së Komisionerit për Gjuhët.. Përfaqësuesit e institucioneve janë zyrtarë të menaxhmentit të lartë apo të nivelit të menaxhmentit:
1. Zyra e Kryeministrit;
2. Ministria përgjegjëse për Administratë Publike;
3. Ministria përgjegjëse për Administrimin e Pushtetit Lokal;
4. Ministria përgjegjëse për Arsimin, Shkencës dhe Teknologjisë;
5. Ministria përgjegjëse për Komunitetet dhe Kthimin,
6. Kuvendi i Kosovës;
7. Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
8. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë;
9. Njësia për Monitorim dhe Politika të Ndërmarrjeve Publike;
10. Shërbimi Korrektues;
11. Asociacioni i Komunave të Kosovës;
12. Universiteti i Prishtinës;
13. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor shqiptar;
14. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor serb;
15. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor boshnjak;
16. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor turk;
17. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor rom;
18. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor malazez;
19. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor kroat;
20. Përfaqësues nga komuniteti gjuhësor goran.