Historiku
Në vitin 2012 të muajit prill është themeluar Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bazë të Rregullores Nr.07/2012.
Ligji për përdorimin e gjuhëve obligon të gjitha institucionet publike dhe ofruesit e shërbimeve që të sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të dy gjuhëve zyrtare, gjuhës Shqipe dhe gjuhës Serbe si dhe gjuhëve zyrtare në nivel komuna dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në nivel komuna.
Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës, kishte krijuar Komisionin për Gjuhët si organ i krijuar në pajtim me nenin 32 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve me qëllim të mbikqyrjes së zbatimit të këtij ligji, ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes të gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në Kosovë si dhe për të siguruar, mbrojtur gjuhët e komuniteteve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare.
Përkundër autoritetit që kishte sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, në praktikë një numër faktorësh strukturor e kufizonin kapacitetin dhe efektshmërinë e Komisionit për Gjuhët. Me qëllim të avancimit të zbatueshëmrisë së ligjit, në vitin 2011 Qeveria e Kosovës, kishte formuar grupin punues për reformimin e Komisionit për gjuhët Vendimi për formimin e grupit. Këtë projekt të reformës e ka udhëhequr Zyra e Kryeministrit/Zyra për çështje të komuniteteve dhe si rezultat i punës nga ky grup punues, është nxjerrë rregullorja 07/2012 për Zyren e Komisionerit për Gjuhët, në bazë të së cilës janë formuar dy mekanzima mbështetës Bordi për politika gjuhësore dhe Rrjeti i Politikave të gjuhëve. Gjithashtu kjo rregullore qartë definon procedurat dhe kushtet për përzgjedhjen e komisonerit për gjuhët si dhe të gjithë stafin mbështetës të zyres.
Më 4 Prill 2012 është nënshkruar rregullorja e Qeverisë nr. 07/ 2012 për Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve
Më 29 Maj 2012 është formuar Bordi për politikat e gjuhëve, i cili vepron si forum i politikave për gjuhët
Rrjeti i Politikave për Gjuhët siguron që institucionet emërojnë zyrtarët ndërlidhës apo fokus- personat me të cilat Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të mund të bashkëpunojë për zbatimin më të mirë të politikave për gjuhët.
Më 19 dhjetor 2012 është emëruar Komisioneri për gjuhët